​Nga 20 ditë paraburgim për personat që morën pjesë në rrahje

Lajme

​Nga 20 ditë paraburgim për personat që morën pjesë në rrahje

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:11
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës me nga 20 ditë paraburgim kundër të pandehurve A.Z., B.N., dhe F.N., për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë apo në bashkëpjesëmarrësit tjerë në kryerjen e veprës penale gjithashtu të njëjtit lihen në liri, ekziston rreziku se mund të përsërisin veprën penale, pasi që të njëjtit janë fqinjë në mes vete.

Të pandehurit A.Z., B.N. dhe F.N. më datë 2.05.2020, rreth orës 16:00, në fshatin Sfeqël të Podujevës, për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre, kishin marrë pjesë në një rrahje, e cila rrahje kishte rezultuar me të lënduar me lëndim të rëndë trupor.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat