Bashkimi Evropian ka zgjatur masat e mbylljes së kufijve deri me 15 qershor

Lajme

Bashkimi Evropian ka zgjatur masat e mbylljes së kufijve deri me 15 qershor

Nga: F. B. Më: 8 maj 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka ftuar vendet e BE-së dhe zonës Shengen (pa viza) që të shtyjnë edhe për 30 ditë kufizimin e përkohshëm të udhëtimit në vendet anëtare, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Kufizimi ka të bëjë në të gjitha udhëtimet e qytetarëve të vendeve të treta që nuk janë me rëndësi thelbësore dhe aplikohet ne kufijtë e jashtëm të BE-së përfshirë këtu vendet e Shengenit që janë jashtë BE-së (Islanda, Lihntejnshtajni, Norvegjia dhe Zvicra).

Nga Komisioni porosisin se pa marr parasysh hapat e parë të shteteve anëtare të BE-së për lehtësimin e masave për shkak të virusit, situata edhe më tutje vlerësohet e paqëndrueshme si në Evropë edhe në botë.

Komisarja për punë të brendshme llva Johanson ka përsëritur domosdoshmërinë e koordinimit dhe qasje shkallë shkallë për funksionimin e hapësirë pa viza të Shengenit.

“Kufizimi që ka të bëjë me lëvizjen e lirë dhe kontrollin në kufijtë e brendshëm duhet shkallë shkallë të hiqet para se ti hiqen kufizimi për kufijtë e jashtëm dhe të krijojmë qasje qytetarëve që vijnë në BE” tha Johanson.

Komisari për promovim të jetës evropiane Margaritis Shinas ka shtuar se është zvogëluar inter-aksioni fizik ndërmjet njerëzve dhe kjo mbetet mënyrë e përpjekjes së ndalimit të virusit.

Nga Brukseli ftojnë në koordinimin e qasjes së zgjatjes së kufizimit të hyrjes në BE dhe vlerësojnë se veprimi në kufijtë e jashtëm mund të jetë me rezultate vetëm nëse aplikohet në të gjitha shtetet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat