Kush ishte Llukman Halili, gazetari shqiptar që vdiq sot

Lajme

Kush ishte Llukman Halili, gazetari shqiptar që vdiq sot

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:21
Llukman Halili

Llukman Halili (1956-2020) kishte lindur në Tërrnoc të Madh të Preshevës. Shkollën fillore e kishte përfunduar në Tërrnoc, ndërsa gjimnazin në Bujanoc.

Në vitin 1979 kishte diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, ku mbaroi edhe studimet pasuniversitare nga lëmi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Nga viti 1983 e deri më 1985 kishte jetuar në Poloni, ku ishte specializuar në lëminë historisë politike të shteteve të Lindjes.

Në vitet 1985-1990 ishte komentator në redaksinë e politikës së jashtme në Radiotelevizionin e Prishtinës, pastaj korrespondent i agjencisë  kroate të lajmeve “HINA” nga Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria.

Llukmani ishte një punëtor i shkëlqyer, gazetar shumë vjeçar i gazetës “Bota sot”, dhe ishte redaktor përgjegjës i politikes së jashtme, ku u veçua puna e tij prej profesionalizmit.

Si bashkautor, në vitin 1992 botoi librin “Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”, kurse më 2012 botoi librin në kroatishte “Politika e jashtme e Polonisë 1945-1980”. Nga viti 1994 punoi në Zvicër, në disa gazeta dhe media shqiptare. Në vitin 2013, në Universitetin Zarës, mbrojti disertacionin me temë “Lëvizja e dhjetorit 1990 në Shqipëri”.

Gazetari Llukman Halili ka vdekur sot në moshën 64 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat