​Putin: Asnjë vendim mbi Kosovën s’mund të merret pa Këshillin e Sigurimit - Bota Sot
​Putin: Asnjë vendim mbi Kosovën s’mund të merret pa Këshillin e Sigurimit

Lajme

​Putin: Asnjë vendim mbi Kosovën s’mund të merret pa Këshillin e Sigurimit

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 22:17
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se vendi i tij do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se Putin në një bisedë telefonike me Vuçiq tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shty për shkak të pandemisë.

Deklarata e Putin vjen në ditën kur emisari special i presidentit të SHBA-së Richard Grenell ka bërë të ditur vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për datën 27 qershor në Uashington.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat