Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet sivjet, sipas Mustafës

Lajme

Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet sivjet, sipas Mustafës

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:08
Isa Musatafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi mund të përmbyllet në vjeshtën e këtij viti, para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse punohet kështu atëherë agjenda do të bëhet që të jetë brenda kësaj periudhe kohore, dhe dje kur biseduam me zotin Lajçak, edhe ai kishte bindje se është punë që duhet të bëhet deri në fund të këtij viti, pa ndonjë premtim. Shprehi bindje se mund të arrihet”.

Sipas Mustafës, është e rëndësishme që marrëveshja me Serbinë të arrihet para zgjedhjes së presidentit të ri.

“Koalicioni mund ta përballojë mandatin, por përballimi lidhet edhe me çështjen e zgjidhjes së presidentit. Nëse nuk zgjidhet presidenti shkohet në zgjedhje e do të jetë e komplikuar sepse pastaj hyjmë në zgjedhje për parlament e pas 5-6 muajsh kemi zgjedhjet lokale e është periudhë që nuk i përgjigjet shumë Kosovës. Nëse partitë e opozitës, nuk tregojnë që të ulemi bashkërisht se si të kapërcejmë çështjen e presidentit. Është moment sfide e për mua do të ishte shumë e rëndësishme që deri atëherë të përmbyllet dialogu dhe liberalizimi i vizave. Nëse ka përkushtim, sikur tash, të SHBA-së dhe nëse sigurohen linjat e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe BE-së mendoj që do të përfundojë shpejtë dhe kjo është e rëndësishme edhe për ne”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ta është në margjinën e votave, duke shtuar se nuk e ka fuqinë të sillet si të dojë.

“Ne objektivisht jemi në një fazë që kjo qeveri është në margjinën e votave. E kemi një vendim të qartësuar të Kushtetueses që jep hapësirë të rrëzohet qeveria me mocion dhe ata që janë në radhë të tentojnë të bëjë qeverinë. Qeveria e tanishme duhet të llogaritet që nuk e ka fuqinë të sillet si të dojë vet, por duhet të jetë e angazhuar t’i implementojë premtimet që i ka dhënë”. /KD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat