"New York Times”: Vuçiq të shtunën takohet me Trampin

Lajme

"New York Times”: Vuçiq të shtunën takohet me Trampin

Nga: F.B Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:16
Donald Trump dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të shtunën do të takohet me presidentin e ShBA-ve, Donalt Tramp shkruan “New York Times”, transmetojnë “Blic”, dhe “Bota Sot”.

Si thuhet në tekstin e kësaj gazete Vuçiq do takohet me Trampin gjatë vizitës së delegacionit serb në Shtëpinë e Bardhë që është planifikuar me rastin e iniciativës amerikane për arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gazeta amerikane ka shkruar se Vuçiq gjatë qëndrimit në ShBA do të takoj edhe ambasadorin amerikan të dërguarin special për dialog Grenell.

Vuçiq udhëtoi në Moskë

Presidenti Vuçiq ka arritur në Moskë sot herët në mëngjes në vizitën dyditore në Rusi ku do të takoj presidentin Putin dhe do të marr pjesë në parakalimin me rastin e ditës së fitores.

Ai në aeroportin e Moskës është pritur nga zëvendës-ministri i jashtëm rus Aleksandar Grushko dhe ambasadori i Serbisë në Rusi Miroslav Lazanski

Vuçiq do të jetë pjesë e parakalimit ushtarak me rastin e shënimit të 75 vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore

Ai lajmin e njoftoi në rrjetin social Instagram ku gjatë udhëtimit në aeroplan ka shkruar “Përgatitjet para takimit të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat