Policia jep detaje për sulmin ndaj veturës ku ndodhej serbi i cili kreu krime në Krushë të Vogël

Lajme

Policia jep detaje për sulmin ndaj veturës ku ndodhej serbi i cili kreu krime në Krushë të Vogël

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Rreth 100 persona kanë sulmuar zyrtarët Korrektues duke dalë me veturë nga Stacioni Policor në Prizren.

Njësitë policore dhe zyrtarët korrektues kanë reaguar që t’i largojnë protestuesit që që kanë qenë duke pritur dënimin e të dyshuarit për krime lufte.

“Zyrtarët Korrektues duke dalë me veturë nga Stacioni Policor janë sulmuar nga rreth 100 persona që kanë qenë duke pritur dënimin e të dyshuarit për krime lufte. Njësitë policore dhe zyrtarët korrektues kanë reaguar që ti largojnë protestuesit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët e Prizrenit kanë sulmuar veturën e Shërbimit Korrektues në momentin që serbi i dënuar me 22 vjet burg, për krime lufte në vitin 1999, Drko Tasiq, ka hipur në të për t’u transferuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për në burg.

Gjatë intervenimit disa zyrtarë dhe protestues kanë pësuar lëndime të lehta. Të dyshuarit janë shpërnda, dhe nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat