Policia serbe iu konfiskoi shqiptarëve nga Gjilani 75 mijë euro

Lajme

Policia serbe iu konfiskoi shqiptarëve nga Gjilani 75 mijë euro

Nga: F. B. Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Doganierët serbë  kanë zbuluar dhe konfiskuar sot në Horgosh në bashkëpunim me policinë rreth 75 mijë euro, ndërkohë që deri në përfundim të procedurës para Gjykatës janë mbajtur rreth 45 mijë euro nga ajo shumë, transmeton “Bota Sot”.

Shkelja është zbuluar gjatë kontrollit me rastin e hyrjes në Serbi, kur në automjetin e tipit “Mercedes” me targa gjermane ku udhëtonin tre shqiptar nga Gjilani.

Tre udhëtarët kanë deklaruar se nuk kanë çfarë të paraqesin për doganë përveç rrobave personale dhe se secili njoftoi posedimin e nga 5 mijë eurove.

Doganierët megjithatë në një çantë të bukës që ndodhej nën ulësen e pasagjerit gjetën një kese letre ku ndodheshin 50 mijë euro.

Pastaj në bagazhin e shoferit është gjetur zarfi me 17 mijë euro të paparalajmëruara, ndërsa tek dy udhëtarët tjerë në çanta u gjetën edhe 7 mijë e 600 euro.

Udhëtarëve mësohet të ju jenë kthyer nga 10 mijë euro sa pa paralajmërim mund të fusin në vend gjatë udhëtimit shkruan “B92”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat