Gjenerali amerikan: Thelbi i zgjidhjes duhet të nënkuptoj fitore sa edhe humbje për palët

Lajme

Gjenerali amerikan: Thelbi i zgjidhjes duhet të nënkuptoj fitore sa edhe humbje për palët

Nga: F.B Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:50
Bexhamin Hoxhis

Gjenerali i pensionuar amerikan Bexhamin Hoxhis konsideron se thelbi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është që njëra palë të fitoj gjithçka e tjetra të humb. Bashkëpunëtori i Qendrës për analizë të politikës evropiane mendon se kjo nënkupton fitore aq sa edhe humbje, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai për Zërin e Amerikës tha se po të ishte në rolin e biseduesve do kishte parasysh gjeneratën e ardhshme.

"A dua që vendimi të jetë vazhdimësi e izolimit dhe rast i humbur, por do të doja që përpjekjet e mia të jenë në ndihmesë të vendit për më mirë dhe atë që gjeneratës së re të i krijohen kushte. Ky do të ishte përfundimi, për çka kërkohet trimëri politike për diçka të këtillë”, tha Hoxhis.

Në pyetjen nëse Vuçiq do shfrytëzoj dobësimin e presidenti Thaçi pas propozimit për akuzë, Hoxhis u shpreh se shpreson se këtë nuk do ta bëjë Vuçiq.

Ai shtoi se beson që Vuçiq në situatën e krijuar do sillet si shtetar dhe do të përqendrohet në përfitimet ekonomike potenciale dhe procesin e integrimit.

"Vuçiq në terrenin vendës do ketë presioni nga grupet politike edhe Kisha që nuk duan marrëveshje me Kosovën. Por pas mbështetjes nuk shoh pse mos të tregohet shtetar në bisedime”, tha ai.

Lidhur me delegacionin e Prishtinës, Hoxhis u shpreh se nuk di kush mund të zëvendësoj Thaçin që ka përvojë politike dhe shkathtësi biseduese.

Publikimin e propozimit për akuzë, Hoxhis e quan “rrethanë për keqardhje” sepse bisedimet kane dal nga binarët, por opinioni ka mund të shoh se edhe pala e Kosovës është e përkushtuar për dialog serioz.

Hoxhis mendon se edhe ShBA edhe Be duhet të punojnë së bashku për nxitje të zhvillimit ekonomi, investimeve dhe kushteve më të mira ashtu që dy palët t mund të sjellin vendimet të rënda.

"Thelbi i bisedimeve nuk është që njëra palë të fitoj gjithçka e tjetra të humb  gjithçka, por nënkupton fitore aq sa edhe humbje. Për këtë shkka quhen bisedime. Liderët e palëve pa marr parasysh në rreziqet potenciale duhet të arrijnë fitore të mëdhatë mund të ju tregojnë qytetarëve të vetë ", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat