Shqiptarët me tre deputetë në Parlamentin e Serbisë

Lajme

Shqiptarët me tre deputetë në Parlamentin e Serbisë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:49
Deputet shqipetar

Shqiptarët e Luginës së Preshëves tashmë zyrtarisht do të përfaqësohen nga tre deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Ish kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se pas shpalljeve zyrtare të rezultateve ‘ADSH- Lugina e Bashkuar’ do të ketë tre deputetë në Parlament.

“Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës. Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat