Ambasadori amerikan: Bashkëpunimi ekonomik sjell Beogradin e Prishtinën në prag të pajtimit

Lajme

Ambasadori amerikan: Bashkëpunimi ekonomik sjell Beogradin e Prishtinën në prag të pajtimit

Nga: F.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:14
Entoni Godfri

Ambasadori amerikan në Serbi Entoni Godfri ka deklaruar se vendosja e bashkëpunimit stabil ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës është qëllim i realizueshëm që do jepte shpejtë rezultate konkrete duke konstatuar se pajtimi real i Beogradit dhe Prishtinës do të ishte afër, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Bashkëpunimi ekonomik do të forconte besimin mes palëve dhe avanconte lidhjet edhe në sferat tjera. Ndoshta pajtimi real mes Beogradit dhe Prishtinës është sa zgjatet dora. Nuk ka arsye për shtyrje të mëtejshme” tha Godfri në intervistën për magazinën “ CorD” duke shtuar se këtë qëndrim e ndan Grenell, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe ambasada këtu.

Ny pyetjen nëse mund të arrihet marrëveshje e shpejtë para zgjedhjeve amerikane, Godfri tha “pse jo?" .

"Mua më duket shumë reale që përfaqësuesit e dy palëve duan që të arrijnë marrëveshje të përhershme që do të përmirësonte jetën e qytetarëve dhe do të sillte stabilitet”, tha ai, duke shtuar  se vazhdimi i tensioneve pamundëson avancimin e të gjithëve në regjion.

Politika e Uashingtonit ndaj regjionit  nuk ndryshon pa marr parasysh kush do fitoj zgjedhjet në nëntor edhe kush bëhet president i ShBA-ve sepse kthimi i dialogut nuk është çështje e partive.

"Stabiliteti dhe përparimi në regjion janë qëllime  që mbështesin të dy partitë kryesore në Amerikë” tha ambasadori.

Lidhur me interesimin e investimeve amerikane n për Serbi ai tha se Serbia në këtë aspekt qëndron më mirë se vendet tjera duke falënderuar stabilitetit fiskal monetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat