Ambasadori amerikan në Serbi: Shqetësohemi për atë që Moska e Pekini tentojnë të bëjnë në Ballkan

Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: Shqetësohemi për atë që Moska e Pekini tentojnë të bëjnë në Ballkan

Nga: F.B Më: 7 gusht 2020 Në ora: 00:04
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikane në Serbi Anthony Godfrey ka thënë se ka shqetësim për shkak të asja që Rusia edhe Kina tentojnë të arrijnë në Ballkan dhe në përgjithësi në Evropë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"A mbështesin qëllimet e Serbisë, integrimin dhe anëtarësimin në BE, mbështesin mënyrën si Serbia zhvillon demokracinë, a është siguri për Serbinë, për industrinë e saj shfrytëzimi i teknologjisë së partisë komuniste të Kinës?, këto janë pyetje në të cilat Serbia duhet të jap përgjigje”, tha ai për TV Hepi.

Ai shtoi se është obligim i tij tërheqja e vërejtjes për ndikimin potencial që Moska dhe Pikini mund të tregojnë këtu.

"Për këtë shkka kur flas me qeverinë e Serbisë, bie fjala në politikën e saj për energjetikë dhe iu tërheqim vëmendjen se Rusia shfrytëzon varësinë për të arritur qëllime politike dhe vendet që janë në gjendje të zhvillojnë burimet e veta energjetike mund të arrijnë pavarësi nga ndikimi i jashtëm dhe kjo ka shumë rëndësi” tha Godfrey.

Sipas ambasadorit amerikan, serbët duhet të llogarisin në vete dhe të orientojnë qëllimet e veta dhe të shohin si mund t'i realizojnë.

Anthony Godfrey theksoi se investimet direkt nga jashtë janë faktor me rëndësi për ardhmërinë ekonomike të Serbisë.

"Pjesa më e madhe e investimeve nga jashtë në Serbi vjen nga BE. Shumica e asaj që Serbia prodhon shitet ne BE dhe sipas mendimit tim qeveria juaj ka konstatuar se bashkëpunimi ekonomik me BE dhe vendet që mbështesin bashkëpunimin duhet të jetë rruga e Serbisë”, tha Godfrey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat