Sqarohet ShSKUK-ja: Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt anuloi tenderin për furnizim me boca të oksigjenit, sepse nuk ishin liferuar

Lajme

Sqarohet ShSKUK-ja: Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt anuloi tenderin për furnizim me boca të oksigjenit, sepse nuk ishin liferuar

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka shpërndarë një sqarim të  Spitali i Përgjithshmë në Ferizaj, në lidhje me anulimin e tenderit për furnizim me boca të të oksigjenit, të parapara si boca rezervë në rast të përkeqësimit të situatës.

Sicv njoftohet në sqarim këto boca nuk janë liferuar pas konsultimit me SHSKUK-në, e cila do të kryejë shumë shpejt procedurat e prokurimit për furnizim me boca për të gjitha spitalet.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se ky tender ka qenë për boca dhe jo furnizim me oksigjen, siç është raportuar në disa media.

Spitali i Ferizajt furnizohet me oksigjen nga kompania Medical Group dhe operatori i dyte Medica, me të cilat ka kontratë SHSKUK”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat