​Henze skeptik për marrëveshjen përfundimtare: Serbia do territore

Lajme

​Henze skeptik për marrëveshjen përfundimtare: Serbia do territore

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:27
Henze

Kosova dhe Serbia do të ulen në tryezën e bisedimeve më 2 shtator, por kësaj radhe në Uashington në praninë e të dërguarit të të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Mirëpo, këshilltari politik gjerman në partinë e Anglea Merkel, Martin Henze, u shpreh skeptik rreth arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, kjo për shkak të aspiratave serbe rreth territoreve të Kosovës.

Gjermani ka drejtuar akuza edhe ndaj kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.

“Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, pasi ajo kërkon vetëm kthim të territoreve. Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, ajo kërkon kthim të territoreve. Nuk dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, pasi kjo është e lidhur me anëtarësimin në NATO. Rruga e vetme e Kosovës është anëtarësimi në BE. Rama i ka zgjatur dorën Serbisë, kjo është tradhti”, shkroi Henze në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat