Kura kundër koronavirusit/ Mjeku rus nxjerr blof shtetin e tij për vaksinën ‘Putin’ - Bota Sot
Kura kundër koronavirusit/ Mjeku rus nxjerr blof shtetin e tij për vaksinën ‘Putin’

Lajme

Kura kundër koronavirusit/ Mjeku rus nxjerr blof shtetin e tij për vaksinën ‘Putin’

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:06
Alexander Chuchalin dhe Putin

Vaksina ruse që u konfirmua pak ditë më parë si e sigurtë dhe efektive për pacientët e infektuar me COVID-19 ka ngjallur shumë debate,pasi shumë ekspertë të shteteve të huaja thonë se ajo do të jap efekte anësore dhe se nuk janë kryer testimet e duhura.

E teksa e gjithë bota po diksutojnë rreth vaksinës së Covid-19 që së fundmi nxori rusia, mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në vend ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës që u konfirmua se jep efekt dhe është e sigurtë.

Bëhet fjalë për profesor, Alexander Chuchalin, i cili braktisi këshillin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi bëri një sulm të ashpër ndaj ilaçit të ri “Sputnik V” që thuhet se mund të ndikojë në kurën ndaj koronavirusit.

Mediat e huaja shkruajnë se Chuchalin ka akuzuar dy mjekët kryesorë që janë përfshirë në studim, duke thënë se nxituan në prodhimin e vaksinës dhe se puna nuk është bwrë siç duhet.

 “A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë siç duhet. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë.”- është shprehur Chuchalin para se të largohej nga detyra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat