Familja nga Malisheva në ankth, raportohet se ka humbur një fëmijë rreth 2 vjeçar

Lajme

Familja nga Malisheva në ankth, raportohet se ka humbur një fëmijë rreth 2 vjeçar

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 07:29
Fëmija

Mediat lokale raportojnë për humbjen e një fëmije rreth moshës 2 vjeçare, nga Tërpeza e Malishevës.

Sipas këtyre raportimeve, familja nuk di asgjë për vendndodhjen e djalit të tyre. Teksa është publikuar edhe ky numër kontaktues 045222337, për personat që kanë informacione për lokacionin e fëmijës.

Ndërsa, në grupe të ndryshme në rrjetin social në Facebook, ka nisur organizimi i vullnetarëve për kërkimin e fëmijës.

“Ftohen të gjithë vullnetarët të na bashkohen në kërkim të një fëmije të humbur nga Tërpeza e Malishevës”, thuhet në thirrjen për gjetjen e djalit rreth moshës 2 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat