Kush është “Qorri” që u vra nga Policia në Prizren, e kaluara e tij lidhet me...

Lajme

Kush është “Qorri” që u vra nga Policia në Prizren, e kaluara e tij lidhet me...

Nga: Bota sot Më: 22 shtator 2020 Në ora: 21:35
Besnik Shala

Nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë Besnik Shala i njohur me pseudonimin “Qorri”.

Ai ka vdekur gjatë përballjes më Policinë e Kosovës.

Pranë trupit të vdekur të Besnik Shalës Polica e Kosovës ka gjetur një pistoletë dhe dy granata.

Shala ishte i njohur për policinë e Kosovës.

Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, shkruan "Bota sot".

Në dosjen e tij kriminale, emri i viktimës lidhet me tri vepra penale.

Qprri dyshohet se i ka kryer këto vepra:  “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Ndryshe, ditë më parë ai kishte plagosur vëllain e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat