"Ura e Trumpit" dhe "Liqeni i Trumpit" në veri të Kosovës

Lajme

"Ura e Trumpit" dhe "Liqeni i Trumpit" në veri të Kosovës

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:05
"Ura e Trumpit" - transparent i vënë nga serbët në veri

Serbët në veri të Kosovës, në urën e Bërnjakës dhe në pendën e liqenit të Gazivodës kanë vënë transparente, në të cilat, sipas medieve serbe, presidentit të ShBA-së Donald Trump i kanë dërguar porosi mbështetjeje.

Porositë janë dërguar, siç thuhet, për shkak të luftës së tij për paqe dhe përparim në regjion dhe angazhimin në dialogun e Beogradit e Prishtinës.

Në urë është shfaqur transparenti me porosinë në anglisht "President Trump, serbët e Kosovës të falënderojnë për atë që sillni paqe", transmeton portali Kossev.info.

Siç thuhet, një transparent është vënë edhe në pendën e Gazivodës dhe në te shkruan "Liqeni Trump"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat