Avokati Vlajiç: Koha është avokat i mirë, do të jetë vështirë të dëshmohen “krimet” e UÇK-së, por nuk është e pamundur!

Lajme

Avokati Vlajiç: Koha është avokat i mirë, do të jetë vështirë të dëshmohen “krimet” e UÇK-së, por nuk është e pamundur!

Nga: F.B Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:04
Selia e Gjykatës Speciale

Avokati nga Mitrovica Nebojsha Vlajiç ka thënë për RTS se është logjike se nuk ka dëshmi të shkruara për gjykimet për krimet e UÇK-së, por nuk është e pamundur të dëshmohet sepse shumë njerëz ishin njoftuar me krimet, transmeton “Bota Sot”.

Akuza e parë për krime të UÇK-së tregon se Gjykata Speciale nuk do të merret vetëm me krimet ndaj serbëve, por edhe kundër shqiptarëve që pjesëtarët e UÇK-së si informator të shitur. Vlajiq për RTS tha se ishte koha të fillohet me punën pasi kjo gjykatë ka 5 vite prej formimit .

Por, mes serbëve mbretëron edhe mosbesimi në punën e kësaj gjykate, sepse kanë përvojë nga Gjykata e Hagës, kur kishte shumë të akuzuar nga UÇK dhe të liruar në mungesë të fakteve.

Për avokatin është problematike që gjykata nis punën 20 vjet pas ngjarjeve.

Image
Nebojsha Vlajiç

“Koha bënë gjithçka. Koha është avokat i mirë, e thonë të gjithë, ashtu që shumica e fakteve edhe dëshmitarëve janë humbur e harruar. Është e logjikshme të pritet se shumë dokumente të shkruar nuk gjenden sepse ato tregohen me dëshmitarë. Do të jetë vështirë të dëshmohet, por jo e pamundur sepse ka shumë njerëz që ishin të njoftuar apo viktima gjatë luftës në Kosovë”, konsideron ai.

Ai sqaron se viktimat mund të paraqiten vetëm kur të shpallet akuza dhe të dihen rastet që gjykohen.

“Atëherë viktimat mund të paraqiten, për secilin rast konkret, nëse është dëmtuar në çfarë do mënyre, shëndetësore, përmes të vrasjes së të afërmve në atë vepër penale” shton Vlajiç.

“Viktimat për herë të parë do të kenë mundësi të kërkojnë kompensim”, tha ai duke shtuar se gjykata ofron mundësi materiale si satisfaksion dhe kompensim për atë që kanë përjetuar.

Lidhur me rrjedhjen e dokumenteve nga gjykata, ai tha se është gjë shumë e rrezikshme dhe një nga skandalet më të mëdha në historinë e drejtësisë.

Gjykata përkujton ai u formua pasi bashkësia ndërkombëtare vërtetoi se rastet e këtilla nuk mund të kryhen në Kosovë,sepse nuk mund të sigurohet siguri për dëshmitarët.

“Dëshmitarët nuk do të dëshmojnë nëse ka ndonjë kërcënim për jetë, tash kemi parë se bashkësia ndërkombëtare nuk arriti të ruaj anonimitetin e dëshmitarëve as në Hagë, ku janë vendosur. Mendoj se është një lëshim i madh dhe mendoj se për këtë duhet dhënë përgjegjësi”, përfundoi Vlajiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat