Publikohet videoja e shqiptarit Kujtim F. duke shtënë me armë mbi njerëz mbrëmë në Vjenë

Lajme

Publikohet videoja e shqiptarit Kujtim F. duke shtënë me armë mbi njerëz mbrëmë në Vjenë

Nga: D.RR Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Publikohet videoja e shqiptarit Kujtim F. duke shtënë me armë mbi njerëz mbrëmë në Vjenë

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, një nga të dyshuarit kryesor duket se e kishte njoftuar aktin në internet.

Sipas informacioneve të gazetarit austriak, Klenk, njëri nga të dyshuarit është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili gjithashtu kishte shtetësi austriake.

Gazeta shkruan se emri i tij është Kujtim F, e këtë e konfirmoi edhe ministri i brendshëm i Austrisë.       

I dyshuari, i cili paraqitet i armatosur rëndë, u dënua në Austri në fund të prillit 2019 – për formimin e një grupi terrorist. Ai mbajti 22 muaj burg dhe u lirua në fillim të dhjetorit 2019.

Sipas informacionit të “Krone”, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Momenti kur 20-vjeçari shihet duke gjuajtur me armë në Vjenë, mund ta shihni në këtë video:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat