820 gjoba brenda 24 orëve të fundit për shkelje të masave antiCovid-19

Lajme

820 gjoba brenda 24 orëve të fundit për shkelje të masave antiCovid-19

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 10:52
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, në mbarë vendin ka shqiptuar 820 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat e parapara me Ligjin për Covid-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 725 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar 18 persona.

Ndërsa kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar. ndërsa 1 me fatalitet. 25 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat