Raportuesja e Parlamentit Evropiane Viola von Kramon ka kumtuar sonte se është e lumtur që në Këshillin e Evropës bisedohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, por qytetarë duan të dinë kohën kur do të ndodhë ajo, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.
Ajo ka publikuar një status në rrjetin social ku shpreh këtë qëndrim ndërkohë që çështjen e liberalizimit e vë në përgjegjësi të Këshillit të Evropës.
Sipas Kramon është kënaqësi kur shihet se në KE bisedohet për liberalizimin , mirëpo kjo nuk mjafton.
“Qytetarët e Kosovës duan të dinë një datë dhe kohën kur kjo do të ndodhë dhe e gjithë kjo varet vetëm nga Këshilli i Evropës” ka shkruar në Tviter raportuesja e PE për Kosovën Kramon.