Serwer: Pres që koalicioni qeverisës në Prishtinë të bëjë çdo gjë që të evitojë zgjedhjet

Lajme

Serwer: Pres që koalicioni qeverisës në Prishtinë të bëjë çdo gjë që të evitojë zgjedhjet

Nga: F.B Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:49
Daniel Serwer

Për 10 dhjetor është parashikuar vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa lidhur me këtë Daniel Serwer ekspert i Ballkanit dhe profesor universitar ka thënë se “vazhdimi i dialogut është në rregull, por dy çështje duhet të jenë të qarta – reciprociteti dhe aplikimi , shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

“Çka do që Prishtina edhe Beogradi kanë kërkuar duhet të jenë ekuivalent, Po ashtu çdo gjë për çka janë akorduar duhet përmbushur në mënyrë të besueshme. Duhet të jetë e qartë se dialogu ekziston me synimin : që të mundësoj njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të ambasadorëve. Asgjë më pak nuk është normalizim i plotë, tha Serwer.

Në pyetjen nëse 2020 ishte vit i harxhuar apo vit i suksesshëm në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, Serwer tha se : për pjesën e sponzoruar nga BE duhet te presim edhe të shihet. Pjesa amerikane “marrëveshjet e Shtëpisë së Bardhë” kanë qenë të habitshme me qëllim të disa marrëveshjeve të thjeshta rreth transportit për çka duhej akorduar.

Ndërsa rreth pritjeve për 2021, a do ketë zgjidhje në Kosovë , përshpejtim të dialogut apo diçka të tretë, ai tha se “Kosovës i duhet presidenti, nëse nuk arrihet të bëhet kjo me kohë, duhet parlament i ri, Por pres që koalicioni qeverisës të bëjë çdo gjë për të ikur zgjedhjeve, një nga zgjidhjet është zgjerimi i koalicionit”.

Lidhur me faktin se a mundet Kosova të zëvendësoj politikanët që po gjykohen në Hagë, Server shprehet se natyrisht po, në Kosovë ka shumë njerëz që mund të zëvendësojnë të akuzuarit që është e drejtë që shkuan të mbrohen.

Duke komentuar raportin e Parlamentit evropian me ndikimin e lajmeve dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti nga Grenell, Serwer tha “mendoj se nuk ka dilema se Grenell ka bërë gjithçka që të rrëzoj Kurtin dhe kjo që ka bërë është marri”.

Lidhur me varrezën masive në Rashkë dhe ndikimin e saj në dialog dhe pajtimin si në Serbi edhe Kosovë, Serwer tha se “është me rëndësi vitale , që familjet të dinë për fatin e të afërmve dhe të varrosin me respekt ata. Identifikimi dhe gjetja e mbetjeve mortore ehde më tutje janë shumë me rëndësi për Kosovën edhe Serbinë, sepse ka pasur shumë civil të vrarë dhe ka kaluar kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat