Astrit Kabashi kundër rrënimit të burgut të Gurrakocit: Nëse nuk dini çfarë të bëni, të paktën mos rrënoni

Lajme

Astrit Kabashi kundër rrënimit të burgut të Gurrakocit: Nëse nuk dini çfarë të bëni, të paktën mos rrënoni

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Astrit Kabashi kundër rrënimit të burgut të Gurrakocit: Nëse nuk dini çfarë të bëni, të paktën mos rrënoni

Astrit Kabashi doli kundër vendimit për rrënimin e burgut të Gurrakocit.

Aktori kosovar, Astrit Kabashi, mendon që vendimi për rrënimin e burgut të Gurrakocit është i gabuar.

Ai thotë se në atë burg janë burgosur e maltretuar mijëra shqiptarë para dhe pas luftës, teksa thekson se ndër ta ishte edhe vëllai i tij dhe djali i axhës.

Ndër të tjera, Kabashi vlerëson se Istogu duhet ta ndjek shembullin e Prishtinës, ngase aty nuk ishte rrënuar burgu.

“Ky eshte burgu i Gurrakocit, nje burg i tmerrshem i ish regjimit, ne kete burg jane burgosur e maltretuar me mijera shqipetar para dhe gjate luftes, perfshi ketu edhe vllau im dhe djali i axhes Burimi e shume qytetar te komunes se Istogut! Komuna paska vendos me e rrenu, ky eshte nje gabim i madh. Ne Prishtine nuk u rrenua burgu, por u kthye ne muze, njejte duhet te ndodhe edhe me fatin e kesaj ndertese! Nese nuk dini cfare te beni, te pakten mos rrenoni! Mendoni me shume per vende te reja te punes!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat