Sot pritet shpallja e gjykimit për Nenad Arsiç i dyshuar për krime lufte

Lajme

Sot pritet shpallja e gjykimit për Nenad Arsiç i dyshuar për krime lufte

Nga: F. B. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:36
Ilustrim

Para njësisë së veçantë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot do të bëhet publikisht shpallja e gjykimit të lëndës së Nenad Arsiç nga Çagllavica, që akuzohet për krime lufte kundër civilëve, por avokati i tij Dejan Vasiç thotë se pret gjykim lirues për klientin e tij, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Arsiç ngarkohet se gjatë kohës së luftës në mënyrë çnjerëzore është sjell ndaj Jakup e Skënder Shalës në lagjen “Emshir”, duke i rrahur, maltretuar dhe duke i detyruar me dhunë të pinë raki dhe të këndojnë këngën “Serbia nëna ime, për do të thërras e imja”.

"Qëndrimi i mbrojtjes është se prokuroria speciale nuk ia ka dal të dëshmoj akuzën e ngritur, kështu që pas shqyrtimit kryesor pos dyshimit nuk ka vërtetuar përgjegjësinë e Arsiç” tha avokati Vasiç për mediet serbe.

Mbrojtësi i Arsiç ka nënvizuar se shpreson në profesionalizmin e anëtarëve të dhomës dhe humanizmin e tyre.

"Jam i sigurt nuk nuk duan që të kenë në shpirtin e tyre një mëkat për dënimin e njeriut të pafajshëm, ashtu që pres në bazë të parimit ’in dubio pro reo’, sot të shpallet gjykimi lirues", tha Vasiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat