Abazaoviq uron për Ditën e Pavarësisë: Pandemia afroi edhe më shumë vendet tona

Lajme

Abazaoviq uron për Ditën e Pavarësisë: Pandemia afroi edhe më shumë vendet tona

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës në një telegram urimi dërguar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.

Abazoviq tha se Republika e Kosovës po feston këtë festë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia duke uruar që kjo sëmundje të luftohet me sukses dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëvendëskryeministri theksoi se ishte i bindur që “pandemia na kishte afruar edhe më shumë dhe na kujtoi vlerat thelbësore që duhet të trashëgojmë”.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne mezi presim për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”.

Abazoviq tha se ai e shfrytëzoi rastin për të uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për zgjedhjet parlamentare të mbajtura me sukses më 14 shkurt, të cilat, siç tha ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat