Drecun kritikon qëndrimin e Lajçakut

Lajme

Drecun kritikon qëndrimin e Lajçakut

Nga: F.B Më: 12 mars 2021 Në ora: 10:05
Lajçak

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun ka theksuar se mbetet të pritet nëse porosia nga Brukseli për përgjegjësinë e përmbushjes së marrëveshjes të has në reagimin e Prishtinës, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do thotë që mund të hiqet dorë nga formimi i saj.

Sipas tij, kjo porosi është përpjekje e Brukselit për përgatitjen e vazhdimit të dialogut dhe të anashkalohet pengesa kryesore në atë rrugë që është asociacioni.

"Shtrohet çështja nëse vërejtja e Brukselit të has në reagimin e Prishtinës dhe nëse do realizohet formimi i Asociacioni” tha ai.

“Lajçak tenton të imponoj metodologjinë e re se asgjë nuk është dakorduar derisa nuk merret vesh për gjithçka. Kjo do të thotë se asociacioni sipas kësaj shtyhet anash deri në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe marrëveshja finale të zgjidh këtë çështje”, tha Drecun.

“Gjykata Kushtetuese nuk ndalon formimin e asociacionit, por të harmonizohet me parimet e Kushtetutës së Kosovës dhe kjo konfirmohet me miratimin e vendimit ligjor të qeverisë”.

“Nga sjellja e Prishtinës shohim se ajo nuk do formimin e asociacionit dhe ky është problemi kyç. Ne kemi thënë se nuk ka bisedime  pa formimin e saj dhe nuk pranojmë qëndrimin e Lajçak se “Asgjë nuk jemi marr vesh pa u marr vesh për të gjitha”.

Drecun ka komentuar edhe qëndrimin e Kurtit për mospërfshirjen e LS në institucione.

“Kurti dhe Osmani kërkojnë revidimin e marrëveshjes së Brukselit pikërisht te asociacioni dhe shqyrtimi i disa çështjeve te marrëveshja e normalizimit ekonomik”.

"Të shohim si do zhvillohet situata rreth formimit të qeverisë dhe zgjidhjes së presidentit, ata kanë shumicën për qeveri , por mund të ketë problem tek presidenti sepse nuk kanë shumicën e nevojshme”.

Drecun ka thënë se duhet pritur formimin e institucioneve e pastaj qëndrimet nëse ia vëen të bisedohet.

"Nëse ndokush nuk përmbush çështjen kyçe të marrëveshjes së Brukselit, si të besojmë në bisedimet tjera me palën nga Prishtina”, tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat