Bekë Berisha ndërmjetëson në pajtimin dy familjeve në hasmëri

Lajme

Bekë Berisha ndërmjetëson në pajtimin dy familjeve në hasmëri

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:28
Bekë Berisha duke ndërmjetësuar dy familje

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pajtuar dy familje nga Istogu që ishin në ngatërresë.

Familja Mujaj nga Jabllanica e Vogël fali familjen Haziraj nga Orrobera, njofton Ballkani.info.

Në formë konfirmimi se Berisha ka qenë ndërmjetësuesi kryesor, ai ka shpërndarë lajmin për pajtimin e dy familjeve në rrjetin e tij social, facebook.

Postimi i plotë:

Pajtohen familjet Mujaj dhe Haziraj me ndërmjetësim të deputetit Bekë Berisha

Sot më datë 25.03.2021 familja Mujaj nga Jabllanica e Vogel, fali Familjen Haziraj nga Orroberda.

Një falënderim i veçant shkon për deputetit Bekë Berisha që dha kontribut të jashtëzakonshëm.

Një shembull i mirë për tu ndjekur sepse shqiptarët nuk duhet kurrë të jenë armiqë me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat