Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë

Lajme

Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:35
Vladimir Leposaviq

Ministri malazez i Drejtësisë dhe të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq tha të premten se do të pranonte që ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë vetëm kur t’i heq dyshimet rreth Tribunalit Ndërkombëtar të Drejtësisë.

Leposaviq iu referua raportit të deputetit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Martyt, i cili kishte thënë se shqiptarët kanë kryer krime kundër serbëve të Kosovës dhe u kishin marr organeve.

“Tribunali i Hagës e ka humbur  plotësisht legjitimitetin kur zhduki provat e raportuesit të Këshillit të Evropës për trafikimin e organeve të viktimave civile serbe në Kosovë”, tha ministri, raporton rtcg.

“Unë sigurisht nuk do ta mohoj vlefshmërinë ligjore të vendimeve të organeve ndërkombëtare, veçanërisht nuk do të i kontestoj ndjenjat e boshnjakëve dhe myslimanëve”, tha Leposaviq.

I pyetur nga opozita në parlamentin malazez nëse e pranon që gjenocidi u zhvillua në Srebrenicë, Leposaviq tha se nuk e dinte nëse kriminelët në Srebrenicë kishin për qëllim gjenocidin apo jo, por se mund të besonte vetëm atë që thanë gjykatësit e Hagës.

Ai vuri në dukje se nuk i takon Ministrit të Drejtësisë dhe as ndonjë individi që nuk mori pjesë në ngjarje, të pranojë ose të mohojë ekzistencën e ndonjë krimi ose krimi të luftës.

Sidoqoftë, siç tha ai, ai është i gatshëm t’u bëjë homazhe të gjitha viktimave, veçanërisht viktimave të Srebrenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat