Brnabiç kritikon rezolutën e PE-së për Serbinë posaçërisht pjesën rreth Kosovës

Lajme

Brnabiç kritikon rezolutën e PE-së për Serbinë posaçërisht pjesën rreth Kosovës

Nga: F. B. Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:48
Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç duke komentuar rezolutën e PE-së për Serbinë që u miratua javën që shkoi kritikoi atë duke e vlerësuar “jashtë çdo të vërtete” në pjesën ku bëhet fjalë për Kosovën dhe përpjekjet e Beogradit që të “ de legjitimojë shtetësinë e Kosovës” duke përsëritur se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, shkruan “Kosovo-online”. transmeton “Bota Sot”.

"Komisioni Evropian nuk qëndron prapa kësaj rezolute, kjo është ngushëllim dhe shpresë se KE duhet të mbetet neutrale rreth statusit, duke marr parasysh se pesë anëtare nuk e njohin shtetin jo-legjitim të Kosovës”, tha ajo.

Ne shtoi ajo “duhet të lexojmë mirë rezolutën, të jemi sa të mundemi vetëkritik dhe të ndryshojmë disa gjëra”.

"Të gjitha për të cilat ka bazë dhe atë që Serbia të forcohet dhe qytetarët të kenë jetë më kualitative. Por prapë po them kur ka bazë për këtë”, tha Brnabiç.

Ajo tha se nëse dikush nga kritikon se nuk bëjmë mjaftueshëm teste dhe nuk kemi pajisje medicionale “atëherë vetëm ngrit dorën dhe i thoni se kemi punë më të mençur dhe bëjë atë që ka kuptim”.

"Sistemi i vlerave të qeverisë dhe presidentit shumë më tepër i takon vlerave evropiane që u dëshmua me vaksinimin të qytetarëve nga regjioni se vlerat evropiane që votuan këtë rezolutë”, tha Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat