Gazetarja moderatore reagon ndaj Ardian Kastratit: Ne, qeto gratë e trasha kemi me ju...

Lajme

Gazetarja moderatore reagon ndaj Ardian Kastratit: Ne, qeto gratë e trasha kemi me ju...

Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:12
Laura Kryeziu

Kur ia lexoi emrin dhe mbiemrin, i ngjau me atë të ish-bashkëshortit të saj.

Gazetarja Laura Kryeziu, ka ‘shpërthyer’ kundër satirës siç e tha edhe vet Ardian Kastrati, ku bullizohen gratë me mbipeshë.

Ajo përmes një statusi të hedhur në Facebook, ka thënë se gratë e tilla do ta kthjellin këtë vend.

“O ti deputeti PDK-së Ardian Kastrati (që e paske emrin e mbiemrin e njëjtë me të ish-burrit tim), nisja mësohu ti, e shumë të tjerë që PO na qito Gratë e trasha me bark si kadë, këmbë si magje, fytyra të fryme kemi me ju pru në veti, e kurrë nuk kemi me hesht, e besa dhe kemi me ndryshu këtë vend për të mirë, e ju veç keni me na kqyr e me u lepi me na i kafshu këto faqe si pogaçe që i kemi e që ju bark mëdhenjt jeni çdo herë të uritur, por pjesë nga ajo kadë, e magje për ju s'do të ketë!”, tha gazetarja.

Image
Postimi i saj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat