Politikanit serb i ‘dhemb’ afërsia Kosovë-Mali i Zi, ja çfarë shkruan pas takimit të ministrave të mbrojtjes

Lajme

Politikanit serb i ‘dhemb’ afërsia Kosovë-Mali i Zi, ja çfarë shkruan pas takimit të ministrave të mbrojtjes

Nga: F.B Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:34
Milan Knezheviç

Kreu i Partisë Popullore Demokratike dhe një nga liderët e Frontit Demokratik në Malin e Zi, Milan Knezheviç, ka vlerësuar se ministrja e mbrojtjes së Malit të zi në takimin me ministrin e mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj vetëm sa shotën nuk e luajtën bashkë.

Këtë deklaratë ai e bëri në rrjetin social Twitter, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Knezheviç, që njihet për sulme ndaj qeverisë dhe zyrtarëve malazez lidhur me raportin me Kosovën, ka shkruar se “as vetë ish-presidenti i Kosovë Hashim Thaçi dhe as ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk e kanë pranuar Kosovën kaq shumë herë sa Qeveria e Malit të Zi”.

Komenti i tij pasoi pas njoftimit të takimit nga ministrja e mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac, me ministrin e mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, ku ajo shkruante se duhet forcuar bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës edhe Malit të Zi.

“Të gjithë ju që frikësoheni se Milo Gjukanoviç nuk kthehet, pyesni a vërtetë ka shkuar? Ministrja Injac vetëm edhe shotën që nuk e luajti me Armend Mehaj. Kaq shumë herë as Thaçi as Haradinaj nuk e kanë pranuar Kosovën sa Qeveria e Malit të Zi”, ka shkruar Knezheviç në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat