Mali i Zi për shkak krizës dhe restrikcioneve në buxhet nuk dërgon togun e këmbësorisë në mision ushtarak në Kosovë

Lajme

Mali i Zi për shkak krizës dhe restrikcioneve në buxhet nuk dërgon togun e këmbësorisë në mision ushtarak në Kosovë

Nga: F.B Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:50
Ushtria

Ushtria e Malit të Zi këtë vit nuk do të dërgojë pjesëtar të togut të këmbësorisë si ishte planifikuar në Kosovë për shkak të krizës pandemike dhe restrikcioneve në buxhetin shtetëror ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Më herët ishte kumtuar se Mali i Zi do të kontribuoj me pjesëtar të ushtrisë nga këmbësoria në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Angazhimi i tillë i planifikuar, më herët është kundërshtuar ashpër nga një ndër liderët e Frontit Demokratik Milan Knezheviç, që ka kërcënuar se do kërkojë interpelancë në Kuvend kundër ministres së mbrojtjes Olivera Injac dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Nga ministria e Mbrojtjes për TV Vijesti kanë kumtuar se në misionin paqeruajtës në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të shërbejnë një oficer dhe një pjesëtar civil i ministrisë malazeze, si kontribut i Malit të zi të kontribuojë në sistemin kolektiv të mbrojtjes së NATO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat