Pas 140 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA’së dhe Serbisë, qytetarët e Serbisë konsiderojnë që vizita e Presidentit Amerikan Joe Biden do të përmirësonte marrëdhëniet si dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës sipas hulumtimit të Institutit për Çështje Europiane në Beograd
Hulumtimi i Institutit për Çështje Europiane për gjashtë vite rresht ka kryer hulumtim të opinionit publik për marrëdhënien Serbi-SHBA. Hulumtimi u krye me anketën e 1207 personave.
Më shumë mendojnë se duhet mbajtur marrëdhënie të mira si me SHBA dhe Rusinë, më pak janë ata që i japin përparësi Rusisë në relacion me Amerikën dhe që konsiderojnë atë armik të Serbisë.
39 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se SHBA është armik i Serbisë, në masë të madhe respodentët ishin meshkuj. 28 për qind e tyre mendojnë se është mik i Serbisë, ndërsa 38 për qind e tyre nuk dinë të përgjigjen.
Në relacion me hulumtimin e viteve të kaluara numri i qytetarëve serbë që e konsiderojnë SHBA’në armik të Serbisë ka rënë me 11 për qind, por përputhet me rezultatet e vitit 2020.
Në pyetjen se çfarë do të përmirësonte marrëdhëniet mes Serbisë e Amerikës, 16.2 mendojnë se do të ishte zgjidhja e çështja e Kosovës, 14.6 kërkim falja e NATO’s dhe dëmshpërblimi i luftës, 12.9 mendojnë se duhet të ju kthejnë Kosovën dhe mos ta prekin më, 10.3 mendojnë se ndryshimi i presidentit të SHBA’së, 9.5 mendojnë se hyrja e Serbisë në BE, 7.8 ndryshimin e pushtetit në Serbi, 7.5 njohja më e mirë, 6.7 hyrja e Serbisë në NATO, 9.7 dhe 5.4 e tyre përmendin bashkëpunimin në fushat kulturore, sportive dhe edukative, ndërsa 6.3 të serbëve nuk dinin si të përgjigjeshin.
Sipas opinionit të qytetarëve serbë, politikani që punon më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA është Aleksandar Vucic, që është theksuar në 42.6 të rasteve, ndërsa 35.1 prej tyre nuk dinin të përgjigjeshin në këtë pyetje.