Qytetari nga Komorani ‘shpërthen’ ndaj Ramiz Laldrovcit

Lajme

Qytetari nga Komorani ‘shpërthen’ ndaj Ramiz Laldrovcit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:27
Ramiz Laldrovci

Një qytetar i Komoranit ka shpërthyer ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se me  udhëheqjen e Kim Jongut, Ramiz Lladrovcit, Komuna e tyre nuk mendon për qytetarët, por për hakmarrjen ndaj tyre duke përdorur çdo mjet të pushtetit për të ua vështirësuar jetën dhe jo për ta lehtësuar atë.

Tutje qytetari shton se kjo komunë e papërgjegjshme ka bllokuar rrugën tek dalja jonë dhe e Zyrës së Regjistrimit Civil në Komoran.

“Qe dy javë ditë ne pamundesohemi me u lidhë me rrugën kryesore e veturën po detyrohemi ta lëmë shumë larg shtëpisë. Krejt kjo si pasojë e neglizhencës së Komunës së Drenasit e cila mesa duket po dëshiron të na fus në fjalosje me ish banorët e lagjës” – shkruan qytetari në llogarin e tij në Facebook.

Nga i gjithë ky problem ai thotë se ka rrezikë për fjalosje me ish banorët.

“Rreziku që na kaplohet nga njëra anë nga fjalosja me ish banorët që kanë bllokuar hyrjen nga oborret e tyre me ndonjë rast emergjent që mund të ndodh tek familjet tona përgjegjësinë absolute do ta bartë Komuna e Drenasit” – përfundon Valon Ajza.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat