Ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të ashpra ndaj Isa Mustafës: Vjosa Osmani nuk vodhi miliona në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të ashpra ndaj Isa Mustafës: Vjosa Osmani nuk vodhi miliona në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Nga: N.Sh. Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:00
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj ish-kryetart të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk është penduar për shkarkimin e Vjosa Osmanit LDK-ja.

Mustafa, teksa është pyetur për listën “Guxo” të tashmë presidentes së vendit, Mustafa ka thënë se të merret me të, është sikur të merret me borën e vjetme.

E Miftari, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj Mustafës, duke thënë se Vjosa, nuk ka qenë kurrë anëtare e lidhjes komuniste jugosllave, as bashkëpunëtore e Millosheviqit dhe Rrahman Morinës, por as nuk ka vjedh para të fondit të 3%, por as të Dardania Bankës.

Ai shkruan se, Vjosa Osmani nuk ka vjedh miliona as në vrasjen e Ahmet Krasniqit, dhe as nuk është bërë lodër e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Sipas tij, Osmani as nuk ka marr tendera, dhe as nuk është bërë ortake në bizneset korurptive  siç i quan ai të djemve të Agim Veliut, Hyseni, Lushtaku, Gani Thaçit e Adem Grabovcit.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Bora e parvjetit

Bravo tavarish Isa Mustafa, se me të vërtetë Vjosa Osmani as lista e saj Guxo se meritojnë që ju me u marr me ta, pasi presidentja Vjosa Osmani kurrë nuk ka qenë anëtare e lidhjes komuniste Jugosllavo-Serbe, as kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtorë i Sllobodan Millosheviqit e Rrahman Morinës, as kurrë s’e ka vjedh fondin 3% të qeverisë në ekzil, Vjosa as Dardania Bankën e qeverisë të Kosovës në Tiranë, nuk e ka kallë e pastaj me hangër milionat lluk-lluk e me shit si me qenë prona e juaj e trashëguar nga baba haxhi i juaj.

Vjosa Osmani nuk ka ndihmuar dhe nuk ka dhanë e ka vjedh miliona në vrasjen e Ahmet Krasniqit ministrit të mbrojtjes të LDK, Vjosa Osmani nuk ju ka bërë lodër e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, as LDK kurrë nuk e ka bërë satalit patericë të PDK, Vjosa Osmani nuk i ka lejuar fëmijët e vet kurrë me marr tendera nga qeveria, me kurdis rezultate të zgjedhje të KQZ-së, me marr terminale doganore nga Hashim Thaçi e m’u bë ortak në biznese korruptive me djemtë e Agim Veliut, Skender Hysenit, e Sami Lushtakut, Gani Thaçit e Adem Grabovcit ...

Mirë e ke Tavarish Isa pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e meriton qe lartmadhëria e juaj, plus jeni akademik i zoti mu merr me ta e me humb kohë tuaj të çmuar koti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat