Gërvalla takon shkrimtarët e mërgatës, thekson se kultura do të jetë tipar identifikues i Kosovës në botë

Lajme

Gërvalla takon shkrimtarët e mërgatës, thekson se kultura do të jetë tipar identifikues i Kosovës në botë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 21:58
Donika Gërvalla,

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mori pjesë sot në prezantimin e mbi 20 librave të botuara në dy vitet e fundit nga shkrimtarët shqiptarë në mërgatë, në një organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ministrja Gërvalla theksoi para autorëve nga mërgata se Qeveria e Kosovës, është duke u angazhuar seriozisht që të krijoj mekanizma institucional në mënyrë që kultura të jetë një prej tipareve kryesore përmes të cilave na njeh e gjithë bota.

Sipas saj realiteti i ri i vendosur në Kosovë, synon krijim të kushteve të mira për punë dhe jetesë, për të gjithë të rinjtë e vendit dhe gjithashtu synon të motivoj edhe të rinjtë e mërgatës për tu kthyer dhe për të punuar këtu.

Pas prezantimeve Gërvalla ishte nikoqire e këtij grupi të shkrimtarëve nga diaspora me të cilët pati një bashkëbisedim në MPJD, për çështje që lidhen me mërgatën, arsimin dhe shkencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat