Gabriel Escobar i dërguari i ri amerikan për Ballkanin

Lajme

Gabriel Escobar i dërguari i ri amerikan për Ballkanin

Nga: F.B Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:35
Gabriel Escobar

I dërguari i ri për Ballkanin perëndimor i presidentit amerikan Joe Biden, do të jetë zëvendës-ambasadori i ShBA-ve në Beograd dhe diplomati i karrierës, Gabierl Escobar, shkruan gazeta "Pobjeda" nga Podgorica duke u thirr në burime të paemëruar nga Uashingtoni dhe Beogradi, transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Sipas kësaj gazete, Escobar do të zëvendësoj të dërguarin e deritashëm Mathew Palmer në dhjetëditëshin e parë të shtatorit dhe më pas marrjes së detyrës do nis vizitat në regjion, së pari në vendet anëtare të NATO-së.

Sipas informatave nga analistët në Uashington, emërimi i Escobar është tregues se Shtëpia e Bardhë nën komandën e Biden “ka vendosur për rol aktiv edhe energjik në hapësirën e Ballkanit ".

"Ai është njeri që kryen detyra të besuara dhe gjen zgjidhje, nganjëherë duke i imponuar ato me diplomaci” ka thënë një burim amerikan për “Pobjeda”.

Aktualisht Escobar është zëvendës-ambasador i ShBA-ve në Serbi dhe njihet si njohës i mirë rrethanave në Ballkan, pasi ai ishte shumë aktiv në këto hapësira në periudhën nga 1998-2001.

Para se të emërohet si diplomat në Serbi, Escobar ka pasur një nga funksionet më të rëndësishme në ambasadën amerikane ne Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat