Nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit vdesin nga CoVID-19

Lajme

Nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit vdesin nga CoVID-19

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdekur sonte si pasojë e infektimit me Covid-19.

Kështu njoftoi kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time.

“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë.

Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat