Hetem Ramadani tregon përjetimet e pacientëve që ishin të vdekur klinikisht

Lajme

Hetem Ramadani tregon përjetimet e pacientëve që ishin të vdekur klinikisht

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:05
Hetem Ramadani

Në emisionin Kojshia Show, mysafir ishte Hetem Ramadani – studiues i meditimit, i cili ka folur edhe për shpirtin, për atë se çfarë mund të sheh njeriu pasi të vdesë dhe se a mund ta ndjejë ose sheh trupin e tij.

Ata në një far forme janë kthyer nga vdekja dhe kanë treguar tregimet e tyre. Ata kanë qenë klinikisht të vdekur. Në një libër përshkruhen rrëfimet e 203 personave që janë kthyer nga vdekja klinike dhe janë pyetur se çfarë kanë përjetuar. Mbi 100 prej tyre kanë thënë se kanë parë dritë. Kanë qenë në një tunel por që ka qenë i ndriçuar”.

Pothuajse të gjithë në atë gjendje ishin penduar pse nuk kanë bërë më shumë mirë për njerëzit tjerë”.

Te këtë pacientë vetja apo vetëdija është larguar gjatë operacionit dhe kanë parë e dëgjuar mjekët derisa ata operonin trupin e tyre. Me këtë mjekësi themi se ata klinikisht kanë qenë të vdekur”.

Ai thotë se dihet që trupi pas vdekjes shpërndahet por sipas tij edhe shkencëtarët thonë se jeta vazhdon edhe pas vdekjes se trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat