Edhe Kryqi i Kuq demanton raportimin për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

Lajme

Edhe Kryqi i Kuq demanton raportimin për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:21
Ukshin Hoti

Kryqi i Kuq në Kosovë është shprehur se nuk kanë informacione në lidhje me lajmin se janë gjetur eshtrat e veprimtarit Ukshin Hoti.

Sipas raportimeve, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar do të njoftojë “së shpejti” për rikthimin e mbetjeve të Ukshin Hotit si dhe disa personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998-99.

Në një pronocim, Kryqi i Kuq i Kosovës ka thënë se nuk kanë informacione të tilla.

Jo ne nuk e kemi këtë informatë. Kryqi i Kuq i Kosovës nuk ka asnjë informatë mbi vendndodhjen e Ukshin Hotit dhe as njoftim se trupi i tij do të kthehet në Kosovë” – deklaruan nga Kryqi i Kuq për insajderi.

Ditën e daljes nga burgu, Ukshin Hoti ishte rrëmbyer, më pas ai ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave.

Kështu u zbulua nga disa dokumente të siguruara nga redaksia e emisionit “Udhëve” në RTK, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesisë për krime lufte.

Ditën kur ishte liruar, te dera e burgut e kishin pritur pjesëtarë të sigurimit shtetërorë serb.

Jo zyrtarisht thuhet se ishte Sreten Cemoviq, pjesëtar i sigurimit shtetëror serb me kodin 9787960, ai që e priti te dera e burgut.

Cemoviq shpeshherë kamuflohej edhe si gazetar.

Në një dokument zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me numër protokolli 03/4-3-1 SB nr.270/13, të datës 4 tetor të 2013 thuhet se një person të cilit ky dokument i referohet si personi X-1, që ishte dëshmitar i rastit, kishte zbardhur gjithë ngjarjen që kishte ndodhur me Ukshin Hotin në majin e vitit 1999.

Personi X-1, kishte qartësuar mënyrën e kryerjes dhe përpjekjen për fshehjen e krimit nga policia dhe ushtria serbe në rastin e Ukshin Hotit por edhe disa vrasjeve të tjera në rajonin e Pejës.

Ky person përmes fotografive kishte identifikuar shtëpinë, dyert e shtëpisë dhe formën se si ishte vrarë Ukshin Hoti. 

Ndërkohë, Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, ka mohuar raportimet për gjetjen dhe rikthimin në Kosovë të eshtrave të babait të tij, ish-profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe filozofisë në Universitetin e Prishtinës i zhdukur 22 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat