Haradinaj në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos: Po investohet në identitetin e shtetit

Lajme

Haradinaj në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos: Po investohet në identitetin e shtetit

Nga: M.L. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:11
Ramush Haradinaj, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi

Sot në qytetin e Pejës me një ceremoni rasti është inauguruar Qendra Nacionale e Xhudos. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook theksoi se sportistët e Pejës saj janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës.

Sipas Haradinajt, investimi i shtetit në infrastrukturën sportive të këtij qyteti, është investim jo vetëm për sportin, por për identitetin e shtetit

Peja është qyteti i kampionëve, i medaljeve të arta olimpike. Sportistët e saj janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës. Ata na kanë bërë krenarë me qindra herë. E kanë ngritur flamurin e shtetit të Kosovës në piedestal të ngjarjeve globale sportive. Prandaj, investimi i shtetit në infrastrukturën sportive të këtij qyteti, është investim jo vetëm për sportin, por për identitetin e shtetit. I lumtur që sot isha në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos. Gjithmonë me sportistët pejanë. RH”, shkroi Haradinaj në Facebook.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat