Pyper: Kaq qytetarë shprehen pro që KFOR-i të zëvendësojë Policinë Speciale në veri

Lajme

Pyper: Kaq qytetarë shprehen pro që KFOR-i të zëvendësojë Policinë Speciale në veri

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 00:31
KFOR

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me marrëveshjen në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Rreth 65% e qytetarëve shprehen pro zëvendësimit të njësiteve të Policisë Speciale me trupat e KFOR-it. 35% janë kundër këtij zëvendësimi.

Rreth 56% e respodentëve shprehen optimist se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel me Kosovën. Mbi 44% nuk presin që Serbia ta zbatojë këtë marrëveshje.

Rreth 85 e qytetarëve të anketuar mendojnë se reciprociteti është mënyra e duhur për të arritur njohjen nga Serbia. Mbi 15% nuk mendojnë se me reciprocitet mund të arrihet njohja nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat