Odaloviç: Situata në veri i ka kthjellë autoritetet në Kosovë

Lajme

Odaloviç: Situata në veri i ka kthjellë autoritetet në Kosovë

Nga: F.B Më: 4 tetor 2021 Në ora: 08:58
Odaloviç

Burime nga pikat kalimtare në Jarinje edhe në Bernjak kanë njoftuar se pikërisht në ora 8.00 ka nis aplikimi i vendosjes së tiketave për automjetet e para që kanë hyrë në Kosovë, duke bërë kështu normalizimin e trafikut në ato pika, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

Ky normalizim erdhi si rezultat i marrëveshjes së arritur në takimin e delegacioneve në Bruksel, ku secila palë u obligua që të vendosen tiketa ngjitëse, ndërsa në afatin prej 6 muajve të arrihet marrëveshja për zgjidhjen e kësaj çështje konform standardeve të BE-së.

Nuk ka pasur komplikime apo procedura të zgjatura, i gjithë procesi për një automjet ka kaluar shpejtë dhe ka zgjatur disa minuta rreth aplikimit të automjetit të parë

Lidhur me situatën në këto pika, sekretari i Kuvendit të Serbisë, Velko Odaloviç ka thënë se pret realizimin e marrëveshjes së arritur për tabelat  dhe trafiku në 6 muajt e ardhshëm do zhvillohet pa pengesa.

Me marrëveshje u bë e ditur se situata e tensionuar dhe dhuna nuk tolerohen dhe kyçja e KFOR-it ka rëndësi të madhe, shtoi ai.

"Kjo ishte keqpërdorim brutal i situatës, dërgimi i aq shumë forcave të armatosura speciale për të bërë këtë që po bëhet ishte e tepërt dhe tregon synimin e tyre. I gjithë tregimi dhe përmbushja pa incidente tregon se ata kishin dëshirë të tregojnë se mund të okupojnë veriun dhe menduan se mund ta kontrollojnë...por situata i ka kthjellë", tha Odaloviç.

Sipas tij Kurti me këtë aksion pësoi fiasko, por më e rëndësishmja ishte se çdo gjë përfundoi qetë edhe pa incidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat