Presidenti serb: E vazhdojmë dialogun, kjo duhet të jetë tema e parë

Lajme

Presidenti serb: E vazhdojmë dialogun, kjo duhet të jetë tema e parë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:53
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot pas bisedimeve me udhëheqësit e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në Bruksel.

Ai gjithashtu deklaroi që tema e parë sipas tij duhet të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm tema e parë duhet të jetë Asociacionin ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE,” tha Vuçiq nga Sllovenia ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kujtojmë se në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat