Serbët vazhdojnë “ëndrrat”, thonë se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Lajme

Serbët vazhdojnë “ëndrrat”, thonë se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Nga: F.B Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:34
Samiti ndërkombëtar djathtist “Kombi evropian”

Samiti ndërkombëtar djathtist “Kombi evropian” u mbajt në Beograd në organizimin e të djathtës serbe, ku morën pjesë përfaqësues nga 8 vende, prej nga u dërgua porosi se me mbrojtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, e gjithë Evropa mbrohet nga përpjekjet jo legale ndarëse, shkruan “Pink.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo ngjarje është edhe më e madhe pasi në samit morën pjesë përfaqësues nga vendet, pushtetet e të cilave e kanë pranuar më herët pavarësinë e Kosovës.

Nikoqir i samitit që u mbajt në hotel Moska ishte lideri i së djathtës serbe Misha Vaciç, ku morën pjesë 5 mysafirë nga Italia, tre nga Rusia, tre nga Spanja, dy nga Greqia dhe nga një nga Gjermania, Franca dhe Rumania. Në tubim u lexua edhe porosia e deputetit evropian Janis Logos që ndodhet në burg për delikt verbal.

Sipas organizatorit të këtij tubimi Vaciç, shumica e pjesëmarrësve nënvizuan se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe u mor qëndrimi i përbashkët që e djathta evropiane të luftojë për mbrojtjen e Kosovës sepse ndarjet e rrezikshme kërcënojnë edhe vende të tjera evropiane

Në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësues nga lëvizja ruse-serbe Boban Dimitrijeviç, përfaqësuesit e Levijatana Stevan Gjokiç dhe përfaqësues nga organizata tjera patriotike shkruan gazeta.

Nikoqiri Vaciç ka organizuar për mysafirët djathtistë evropianë vizita përreth Serbisë dhe manastireve, për të njohur me traditën, besimin dhe kulturën dhe për të kontribuar në fushatën për Kosovën dhe të vërtetën në Srebrenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat