Në Podujevë polici ia shpëton jetën të aksidentuarit

Lajme

Në Podujevë polici ia shpëton jetën të aksidentuarit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor ia ka shpëtuar jetën një personi, i cili kishte pësuar aksident trafiku në fshatin Gllamnik Podujevë.

Në njoftimin për media thuhet se në aksident ishin përfshirë katër vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.

“Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë katër vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë”.

“Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë. Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat