Gazeta kroate: Skandali i Vuçiqit ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa shqiptarë

Lajme

Gazeta kroate: Skandali i Vuçiqit ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa shqiptarë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 08:39
Aleksandar Vuçiq

“Politika fiton mbi sportin”, shkruan në mbititull gazeta kroate Veçernji List, në një artikull mbi vendimet skandaloze të autoriteteve serbe për t’i ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit përfaqësues të Kosovës në boks. 

Boksierët e Kosovës kanë bërë tri përpjekje për të hyrë në Serbi – për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që fillon të hënën në Beograd – në dy ditët e fundit, por janë ndalur në kufi nga autoritetet e Serbisë.

Madje herën e dytë provuan të hyjnë në Serbi nga pika kufitare e Konçulit pa mbajtur uniformat me simbole të Kosovës. Por as kjo nuk ka mjaftuar.

Ngjarja ka marrë vëmendje në Kroaci. E përditshmja kroate Veçernji List, në verisionin e saj online e cilëson skandaloz vendimin e autoriteteve serbe.

Më shumë sesa mbititulli i gazetës që shkruan: “Politika fiton mbi sportin”, më i ashpër e që shpërfaq raportin e regjimit të Vuçiqit ndaj kosovarëve, është titulli i artikullit të Veçernji List.

“Skandal: Vuçiq ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa kosovarë”, shkruhet në titullin e artikullit të gazetës kroate.

Lidhur me ndalimin e hyrjes së ekipit përfaqësues të Kosovës në boks brenda territorit të Serbisë, kanë munguar reagimet e krerëve shtetërorë të Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Por, sot ka reaguar Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC).

IOC-ja e ka lënë përgjegjës Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA) lidhur me diskriminimin që është bërë ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat