Kërkohen varrezat e 1 mijë 622 personave të pagjeturve

Lajme

Kërkohen varrezat e 1 mijë 622 personave të pagjeturve

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Driton Selmani

Është hapur ekspozita me titull “Më mirë ish varri, sesa mos me ditë” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kjo ekspozitë që shënon kujtimin e 1 mijë 622 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, është organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Puna artistike u realizua nga artisti Driton Selmani, i cili tha se me këtë vepër dëshiron të përcjellë një porosi të fuqishme.

Ndërkaq sipas vizitorëve, institucionet nuk po punojnë mjaftueshëm për të pagjeturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat