Grupi ambjentalist bën propozime që ndikojnë te Lejet Mjedisore

Lajme

Grupi ambjentalist bën propozime që ndikojnë te Lejet Mjedisore

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Në grup i ambientalistave kanë ndërmarr një iniciativ për të ushtruar ndikimin e tyre për lejet mjedisore - shkruan syri.net

"Sot, bashke me Shoqaten e Intelektualeve te Pavarur te Deçanit, Grupin per Mbrojtje te Ujerave si dhe disa aktiviste dhe banore te Deçanit derguam komente dhe propozimet per Udhezimin Administrativ per Leje Mjedisore qe eshte ne proces te ndryshimit tani."

Tutje, ky grup bën me dije se kanë kêrkuar që të "perfshihen mekanizma qe sigurojne transparence, te kerkohet evidence e verifikueshme per gjendjen e mjedisit, ne vend te "nje pershkrim" nga operatoret, si dhe perfshirje te publikut dhe komunitetit te ndikuar"

"Ne draftin momental, mbrojtja e mjedisit dhe raportimi per gjendjen e mjedisit qe te meret apo vazhdohet Leja Mjedisore mbetet nen pergjegjesine dhe besimin e operatoreve, ndersa publikut nuk i jepet asnje mundesi as te njoftohen me kete proces. Kerkesa dhe propozimi jone kryesore ishte qe te njoftohet publiku kur fillon procesi dhe te pranohet evidence per gjendjen e mjedisit edhe nga publiku dhe palet tjera te interesit, dhe vendimi te mos bazohet vetem ne informata te operatoreve. Nese procesi zhvillohet me transparence, ndoshta do te mund te shmangim perseritjen e rastit te lejeve te Kelkosit ne te ardhmen. Eshte ne te miren e operatoreve, publikut si dhe zyrtareve pergjegjes qe procesi i dhenjes se lejeve mjedisore te zhvillohet me transparence. Perndryshe, nuk do te kete mbrojtje te mjedisit por as siguri ligjore per investitoret" thuhet në reagimin e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat